Ora 7:06: Bien sirenat e alarmit në disa qytete të Ukrainës

Në orët e para të mëngjesit, sirenat e alarmit janë ndezur sërish në disa qytete në Ukrainë. Sirenat paralajmërojnë njerëzit që të strehohen nga sulmet e mundshme me raketa.

Sirenat janë dëgjuar në Kiev, Lviv, Ivano-Frankivsk, Odesa, Dnipro.

Më poshtë gjeni përmbledhjen e zhvillimeve kyçe në ditën e 20-të të luftës, sipas REL:

Bisedimet mes zyrtarëve ukrainas dhe atyre rusë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe do të vazhdojnë të mërkurën

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se ka kontradikta gjatë bisedimeve, por ka edhe hapësirë për kompromis

Trupat ruse janë duke mbajtur 400 njerëz si pengje, duke përfshirë mjekët dhe pacientët brenda një spitali në Mariupol, ka thënë zëvendëskryetari i qytetit

Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 29,000 njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet ukrainase të martën, përmes korridoreve humanitare

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur orë policore për 35 orë, duke paralajmëruar për “moment të vështirë dhe të rrezikshëm”

Sulmet ajrore ruse kanë goditur një stacion metroje dhe ndërtesa të banimit gjatë natës, duke lënë të vdekur katër persona

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova është gjobitur me rreth 213 dollarë, pasi ka protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë me mbishkrimin, “Jo luftës”

Kremlini është përgjigjur ndaj sanksioneve të reja amerikane, duke ua ndaluar 13 amerikanëve hyrjen në Rusi – përfshirë presidentit amerikan, Joe Biden

Kryeministrat e Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev