'Ndërmjetësim mes palëve në konflikt'/ Ministri i Jashtëm turk pritet të vizitojë Moskën dhe Kievin

Në vazhdën e ndërmjetësimit mes palëve që janë në konflikt, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të vizitojë Moskën ditën e nesërme dhe më pas Ukrainën të enjten, ka njoftuar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ndërkohë në Kiev kanë mbërritur ministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe ai i Republikës Çeke, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Kujtojmë se më 10 maj në Turqi u realizua me ndërmjetësimin ministrit të Jashtëm turk, një takim mes homologëve të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitry Kuleba dhe Sergei Lavrov.

Në një konferencë për mediat pas takimit, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura ndërsa shtoi se ishte gati që të takohej sërish me homologun e tij rus Lavrov nëse ka perspektiva për “diskutim konstruktiv.”