Profesor Kraki: Basha duhet të largohet pa të drejtë fjale! Ai s'mund të përcaktojë rregullat e lojës

Profesor Nezir Kraki tha për emisionin 'Task Force' në Syri Tv se gjithçka në Partinë Demokratike lidhet me legjitimitetin dhe sipas tij legjitimiteti del nga vota. Profesor kraki theksoi se Basha duhet të largohet pa të drejtë fjale.

"Personi që ka humbur të gjitha zgjedhjet është Basha. Lulzim Basha duhet të largohet pa pasur të drejtë fjale. Nuk ka kuptim që humbësi të përcakojë pasuesin apo rregullat e lojës.”-tha Kraki.

Sa i përket situatës në Shqipëri me protestat për rritjen e çmimit të naftës, profesor Kraki deklaroi se në Francë një litër karburant kushton nën 2 euro ndërsa shtoi se rroga minimale neto atje është 1200 euro.