Shtatë ditë revoltë/ Nis protesta para kryeministrisë, i bashkohen edhe studentët

Ka nisur për ditën e shtatë me radhë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Siç shihet në pamjet LIVE nga Syri Tv kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët të cilët kanë bojkotuar mësimin.

Studentët aktualisht po marshojnë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' drejt kryeministrisë.

Protestuesit prej shtatë ditësh me radhë janë ngritur kundër rritjes së çmimeve duke bllokuar rrugët.

Shumë prej tyre janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.