FOTO/ Shfaqet në publik gazetarja ruse që u arrestua për pankartën në tv
Redaktorja Marina Ovsyannikova, e cila teksa jepeshin lajmet në TV ‘Kanali 1’ në Rusi, doli me pankartë kundër regjimit të Putin është aktualisht në gjyq në Gjykatën Ostankino të Moskës me avokatin e saj Anton Gashinsky.
Marina Ovsyannikova akuzohet për ‘organizim të një ngjarjeje publike të paautorizuar’, një akuzë administrative që mund të rezultojë në një gjobë deri në 30,000 rubla (200 £), shërbim në komunitet ose deri në 10 ditë burg.