Chelsea, kërkesë qeverisë britanike: Ndeshja ndaj Middlesbrough të luhet pa praninë e tifozëve

Chelsea ka kërkuar që ndeshja kundër Middlesbrough në çerekfinalet e FA Cup të luhet “me dyer të mbyllura”, pra pa tifozë në tribuna.

Shkak për këtë kërkesë të Chelseat është ndalimi i shitjes së biletave për tifozët e Bluve për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual të klubit, Roman Abramovic. Kërkesa e Chelseat citon si arsye “ruajtjen e integritetit sportiv” të garës.

Kujtojmë, pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, sanksionet prekën edhe oligarkët rusë, përfshirë Abramovic dhe qeveria britanike ndaloi të gjitha aktivitetet që mund të përfitonin prej tij.

Mbledhja e autoriteteve për këtë çështje do të mbahet të mërkurën.