'Ukraina i ka vënë para, forcat e Putinit mund të rezistojnë edhe 14 ditë’

Ukraina e ka vënë para Rusinë dhe ushtria e Putinit mund të rezistojë edhe deri në 14 ditë të tjera.

Kështu thanë mbrëmjen e kaluar burime nga forcat e mbrojtjes britanike.

Sipas Daily Mail, burimet e mbrojtjes thanë se ushtria ruse është vetëm dy javë larg pikës kulmore. Pas kësaj, forca e rezistencës ukrainase do bëhet më e madhe se forca sulmuese e Rusisë.

Avancimi i Rusisë në Ukrainë ka ngecur, ndërkohë që fuqia ushtarake është e lodhur.

Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri jehonë këtij optimizmi sot, kur tha se ushtria po i shkakton humbje shkatërruese trupave ruse.

“Shumë shpejt numri i helikopterëve të rrëzuar do arrijë në njëqind. Ata kanë humbur deri tani 80 avionë luftarakë. Qindra tanke dhe njësi të tjera. Në 19 dutë, ushtria ruse ka humbur më shumë në Ukrainë se sa ka humbur në dy vite të gjata dhe të përgjakshme luftimesh në Çeçeni,” tha ai.

Por teksa ushtria ruse ka ngecur, ajo është bërë më brutale, duke sulmuar gjithmonë e më shumë zonat e banuara.