VIDEO/ Kryemadhi: Paguajmë te fatura e dritave taksën e koronavirusit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në Çim Peka Live se shqiptarët paguajnë te fatura e energjisë elektrike taksën e koronavirusit. 

Nuk dihet ende se si është vendosur nga OSHEE një gjë e tillë, në një kohë kur konsumatorët as janë informuar. 

Kryemadhi tha se ishte informuar nga nëna e saj e cila kishte paguar 10 mijë lekë taksë për COVID.  

"Shqipëria është abuzive, edhe energjia elektrike. A e dini ju që paskemi një taksë për COVID-in që e paguajmë në faturën e energjisë elektrike. Unë nuk e dija, ma ka thënë mami, kur kishte paguar 10 mijë lekë taksë për COVID-in. Do merrem dhe të shoh se çfarë është kjo taksë. Taksë COVID-i kur kemi mbi 1 mln kontrata, ndërkohë që të gjitha shpenzimet për ilaçet, shqiptarët i paguan vetë. E gjitha është një rreth vicioz për t’u marrë me Bashën”, u shpreh Kryemadhi, duke kërkuar që debati të mos fokusohet te kryetari i shkarkuar i PD.