Këlliçi: Brenda pak ditësh do ketë zhvillime të forta në selinë blu! Sa më parë të largohet, më mirë për Bashën

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi në emisionin ‘Çim Peka Live’  se Lulzim Basha po e shkatërron çdo ditë Partinë Demokratike ndërsa shtoi se sa më parë të largohet, më mirë do jetë për të.

Këlliçi ndër të tjera tha se kushdo që e mbështet Bashën kryen një krim elektoral. Sakaq, Këlliçi tha se brenda pak ditëve do ketë zhvillime të forta brenda selisë blu.

Deputeti demokrat tha se Basha do të ikë në mënyrë të padiskutueshme.

“Jam i bindur që ai do të ikë çështje ditësh. Njerëzit e tij më të afërt, e kanë braktisur. Kush e mbështet kryen një krim elektoral.”-tha Këlliçi.