Nis dita e gjashtë e protestës, qytetarët marshojnë para kryeministrisë dhe në qytete të tjera

Qytetarët kanë nisur të protestojnë për ditën e gjashtë me radhë përpara kryeministrisë dhe në qytete të tjera. Ata kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Protestuesit kanë paralajmëruar më herët se çdo ditë do të protestojnë në orën 17:00 përpara kryeministrisë dhe qytete të tjera duke bllokuar rrugët derisa çmimet të ulen.

Nuk kanë qenë të pakëta rastet kur qytetarët janë përplasur edhe me efektivët ndërsa shumë prej tyre janë shoqëruar dhe arrestuar nga uniformat blu.