VIDEO/ Kaos në një tjetër stadium, tifozët përleshen me policinë, arrestime dhe të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stadium, i cili është kthyer në një shesh përleshjesh midis policëve dhe tifozëve.

Pas Meksikës, kësaj radhe skena e dhunës pushtoi futbollin maroken.

Në sfidën e Kupës së Fronit midis Far Rabat dhe Maghreb Fez, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 për miqtë, bëri që tifozët vendas të mos përmbaheshin dhe të zbrisnin në fushë për të sulmuar tifozët kundërshtarë.

Përleshja midis tifozëve nuk ndaloi as në momentin e ndërhyrjes së forcave policore.

Nga kjo përleshje pati shumë të plagosur, ku midis tyre ishin 103 policë dhe 57 tifozë.

Gjithashtu u arrestuan dhe 160 tifozë, nga të cilët 90 ishin minoren.