Kosovë/ 18 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit, shërohen 54 të tjerë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus nga 812 testime të kryera. Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID.

Në 24 orët e fundit mësohet se janë shëruar 54 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223,096 prej fillimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 637 raste aktive me koronavirus.

Sakaq, gjatë këtyre 24 orëve janë vaksinuar 45 qytetarë. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,817,741 doza vaksine.

Sipas raportimeve, 818,361 persona i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Ajo çka vihet re në Kosovë është rënia e numrit të infektimeve dhe viktimave.