Bëhen publike mesazhet ‘pikante’ mes Pete dhe Kanye

Së fundmi, po qarkullojnë në rrjet disa mesazhe të Kanye West dhe Pete Davidson dhe po bëjnë xhiron në internet.

Ishte komediani amerikan e njëkohësisht shoku i ngushtë Pete, Dave Sirus, ai që bëri publike këto mesazhe.

 

Nga ana tjetër, “Page Six” ka konfirmuar se biseda mes tyre është e vërtetë dhe jo e sajuar.

Shihet se Pete i ka shkruar Kanye-s duke i kërkuar të qetësohet dhe të rritet. Biseda e tyre vijon si më poshtë:

 

Pete: “A mund të marrësh një sekondë dhe të qetësohesh? Është ora 8 e mëngjesit dhe nuk duhet të jetë kështu. Kim është mamaja më e mirë që kam njohur. Ajo që Kim bën për ato fëmijë është e mrekullueshme dhe je me fat që ajo është nëna e fëmijëve tu. Kam vendosur se nuk do të lejoj të na trajtosh më në këtë mënyrë dhe nuk do të qëndroj më i heshtur. Rritu!”

Kanye: “Oh ti po përdor sharje! Ku je tani?”

Pete: “Në shtrat me gruan tënde” (dërgon foton nga krevati)

Kanye: “Gëzohem që ke dal nga spitali dhe rehabilitimi”

Pete: “E njëjta gjë dhe këtu. Është e mrekullueshme çfarë bëjnë ato vende kur shkon për ndihmë. Duhet ta provosh. Jam në Los Angeles sot nëse do të ndalosh së qenuri një djalë i vogël k*rve dhe të flasësh.”

Kanye i ka thënë të takohen diku në publik, por Pete ka dashur të takohen vetëm, jashtë vëmendjes së publikut. “Nuk jam këtu për shtypin dhe fotot. Siç duket, vetëm këto të interesojnë ty”, i ka shkruar komediani.

 

Më tej, Pete i ka ofruar ndihmë për “problemet mendore”.

“Shpresoj që të bëhesh burrë një herë në jetën tënde. Më lër të të ndihmoj. Unë vuaj nga këto gjërat mendore gjithashtu. Nuk është një udhëtim i lehtë. Ti nuk ke pse të ndihesh më kështu. Nuk është turp të marrësh ndihmë. Do ndihesh shumë i lumtur dhe në paqe”, ka shkruar ai, teksa ka shtuar se është treguar shumë i mirë me të, por nëse Kanye do vazhdojë me sjelljet e tij, atëherë kjo gjë do të ndryshojë.