VIDEO/ Eksperimenti i frikshëm: Shihni sa shpejt arrestohesh në Rusi

Një eksperiment i frikshëm tregon e sa shpejt mund të arrestohesh në Rusi. Ky është një tregues i dhunës së Kremlinit ndaj fjalës së lirë.

Pamjet tregojnë momentin kur një vajzë arrestohet vetëm tre sekonda pasi nxori një letër me një shënim. Në letër shkruhet thjesht: DY FJALE.

Por kaq është e mjaftueshme për të provokuar një arrestim nga policë të armatosur gjer në dhëmbë.

Gruaja thotë përpara një kameramani që filmon: “Do të them thjesht ‘dy fjalë’. A do më arrestojnë për këtë apo jo”.

“Po të arrestojnë që tani,” thotë kameramani i habitur.

Por akoma më e habitshme bëhet situata më vonë. Një grua vjen te kameramani dhe thotë se ai nuk duhet të filmojë vetëm ata që janë kundër luftës, por edhe ata që e përkrahin. Teksa ajo po flet duke deklaruar mbështetjen për Putinin, tre policë afrohen dhe e marrin nga krahët.

Rusia ka arrestuar mijëra protestues që kanë dalë kundër luftës.