Mes të arrestuarve në protestë, i riu me probleme mendore, Tafo: Ishte në gjendje të rënduar

Gjykata e Tiranës liroi në detyrim paraqitje 34 prej qytetarëve të arrestuar në protestat e ditëve të fundit në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, megjithëse ndalimet u vlerësuan të ligjshme.

Përfaqësuesit ligjorë akuzojnë policinë për dhunë ndaj protestuesve, që nuk ka kursyer nga prangat edhe një person me aftësi ndryshe të cilin e kanë mbajtur 4 ditë në qeli.

Avokati Florenc Tafo sqaroi se i përfaqësuari prej tij, i cili ka është ndaluar teksa po qëndronte paqësisht në bulevard, është person me aftësi ndryshe. “Duket qartë nga mënyra se si ai artikulon.

As nuk flet dot, as nuk të thotë dot datëlindjen e vet, nuk e di. Policia në atë moment kur ka bërë ndalimin, e ka arrestuar, e ka çuar në drejtori për katër ditë ka ndenjur atje, pa ujë, pa ngrënë pa asnjë dhe një gjë.

Nga familjarët nuk është pranuar as dhe një gjë”, deklaron Tafo dhe sqaron se policisë i është bërë i ditur ky fakt, por nuk është marrë në konsideratë.

Florenc Tafo, avokat, përfaqësues i të shoqëruarit në polici, me aftësi ndryshe ishte i ftuar në një lidhje me Skype në emisionin e mëngjesit në Syri Tv ‘Kafe Shqeto’.

"Ai doli si të gjithë qytetarët e tjerë pë të protestuar për rritjen e çmimit të karburantit, personi në fjalë është me aftësi të kufizuara, ai ka dalë bashkë me miqtë e tij në protestë dhe në një moment ka ndërhyrë policia, dhe ka bërë ndalimin direkt duke e çuar në Drejtorine e Policisië. Aty e kanë parë që nuk ështe mirë me shëndetin mendor, kanë vajtur dhe familjarët kanë dërguar kartelën mjekësore që vërteton se personi ka probleme të shëndetit mendor por me sa duket kjo nuk ka mjaftuar për to dhe kanë bërë arrestimin. Personi edhe pse me aftësi të kufizuara ka qëndruar 4 ditë ne qeli dhe dje ka dalë pa masë arresti personi në fjalë."

Tafo tregoi gjithashtu e personi na fjalë ka kaluar 4 ditë shumë të vështira në komisariat.

“Ai ka qëndruar 4 ditë në një qeli të veçuar ku e ka vuajtur shumë gjithçka psikologjikisht. Unë e pashë dhe dje para gjykatës dhe ishte shumë i frikësuar dhe shumë i trembur dhe ishte për të ardhur keq”, shtoi Tafo.