Banorët e Bulqizës në protestë për rritjen e çmimeve, bllokojnë Rrugën e Arbrit

Banorët e Bulqizës kanë protestuar sërish këtë pasdite kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës duke bllokuar rrugën në mbikalimin e Qytetit të Ri në Rrugën e Arbrit.

Megjithëse në këto pesë ditë protestë policia ka proceduar penalisht 21 dhe ka arrestuar 5 protestues në Bulqizë, ata nuk kanë ndërmend të ndalen.

Siç shihet në pamjet e siguruara, sot policia i kërkon një banori të zonës të lirojë rrugën por ai nuk pranon.

Në mbështetje të banorit edhe protestuesit e tjerë ulen në tokë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve teksa forcat e policisë shtohen.

Kujtojmë se prej pej pesë ditësh qytetarët thuajse në të gjithë Shqipërinë po protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.