‘Putini ka çrregullime në tru për shkak të trajtimit kundër kancerit’

Presidenti rus, Vladimir Putin po vuan nga çrregullime në tru, që mund të vijnë për shkak të trajtimit për kancer. Kështu besojnë burime të inteligjencës perëndimore.

Sipas Daily Mail, burime të inteligjencës së Pesë Syve- ku përfshihet SHBA, Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re- besojnë se ka një shpjegim për sjelljen agresive të Putinit.

Një burim i sigurisë tha: “Ka pasur një ndryshim të identifikueshëm në sjelljen e tij gjatë këtyre pesë viteve. Ata rreth tij kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në bindjen dhe qartësinë e asaj që thotë ai dhe te mënyra se si e percepton botën rreth tij”.

Së fundmi, Putini ka vendosur në arrest shtëpiak shefin e shërbimit sekret pasi e akuzon për dështimet në Ukrainë.

Edhe më herët është sugjeruar se Putin mund të vuajë nga kanceri. Inteligjenca beson se ai mund të jetë prekur nga Parkinsoni, çka sjell probleme mendore.

Teoria e fundit, që konsiderohet e besueshme nga inteligjenca britanike, është se përkeqësimi mendor i Putinit vjen për shkak të përdorimit të gjatë të steroidëve.

Kjo sjell shpërthime zemërime, ndërkohë kjo mund të ndryshojë edhe ndryshimet në pamjen e jashtme të Putinit, sidomos fryrjen në fytyrë.