‘Kohë të ndryshme, fjalim i njëjtë’/ Rama mbjell terror te shqiptarët për interesat e tij

Kryeministri Edi Rama duket se është zbrazur dhe nuk ka më krijimtari në fjalimet e dhunshme të cilat i’a servir shqiptarëve pa teklif.

Po të krahasosh dy fjalimet dhe mesazhet për situatën pandemike të Covid dhe rritjen e çmimeve dhe naftës në vend, dallohet qartazi brutaliteti dhe frika që përpiqet të mbjellë me fjalët e tij te shqiptarët.

Një kryeministër i tillë nuk mund të jetë më kryeministri i shqiptarëve, pasi në çdo fjalë që nxjerr nga goja, qëllimi i tij është të frikësojë dhe të shantazhojë me arrogancë shqiptarët e ndershëm të cilët po kalojnë momentet më të këqija nga rritja galoponte e çmimeve, duke mos përmbushur dot nevojat e tyre bazë të ushqimit.

Ndiqni videon: