Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër

Një banesë në lagjen ‘11 Janari’ në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve për mediat, zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në banesën e shtetasit me iniciale P.R.

Nuk dihen rrethanat në të cilat ra zjarri por PMNZSH Gjirokastër dhe policia ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet.

Deri më tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa nuk ka dëme në njerëz.