Senati konfirmon Christopher Hill si ambasador i SHBA në Serbi

Senati amerikan ka konfirmuar nominimin e diplomatit të karrierës, Christopher Hill si amabasador në Serbi.

Konfirmimi i Hill si ambasador fuqiplotë është bërë më 10 mars 2022. Ai është nominuar nga Presidenti Joe Biden para pesë muajsh.

Christopher Hill do ta zëvendësojë ambasadorin Anthony Godfrey si shef i misionit diplomatik të SHBA-së në Beograd.  

“Christopher R. Hill, nga Rhode Island, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftim.