", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/10/auto_oki1646919752.jpg", "width": 900, "height": 501 } }

VIDEO/ Luftë e ashpër, Ukraina shkatërron autokolonën me tanke ruse…

Ushtria ukrainase pretendon se ka mposhtur një regjiment trupash ruse dhe ka eliminuar komandantin e saj, kolonelin Andrei Zakharov në Brovary, që është në verilindje të Kievit, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

“Komandanti i regjimentit të pushtuesit, kolonel Zakharov, u likuidua. Gjatë betejës në rrethin Brovary të rajonit të Kievit, grupi taktik i batalionit (BTGr) i regjimentit të 6-të të tankeve (Chebarkul) të divizionit të 90-të të tankeve të Komandës Qendrore pësoi humbje të konsiderueshme të personelit dhe pajisjeve”, tha Ministria në Tëitter.

Forcat e Armatosura të Ukrainës shpërndanë video të pasojave, të cilat tregonin një numër automjetesh të shkatërruara. Siç shihet dhe nga foto e mëposhtme, Andrei Zakharov ka qenë një komandant i lartë rus pasi është shfaqur në foto dhe presidentin Vladimir Putin.

Forcat ruse po i afrohen Kievit nga verilindja dhe lindja në një përpjekje për të përfunduar rrethimin e kryeqytetit, por armët ukrainase antitank i kanë mbajtur ato larg deri tani.