Humbja e turpshme në 6 mars/ Bashës i ikën një tjetër zyrtar

Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku doli i fundit në të gjitha bashkitë, Lulzim Bashën e ka braktisur një tjetër zyrtar.

Bëhet fjalë për sekretarin organizativ të Beratit Oltion Merdari, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Basha duhet të marrë përgjegjësitë e humbjes katastrofike, dhe të jap dorëheqjen duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të lira në PD.

Ai thakson se do jap dorëheqjen nga funksionet e Sekretarit  Organizativ dhe anëtarit të kryesisë së degës duke vazhduar kontributin e tij si nje anëtar i thjeshtë pranë Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq!

Për arsye personale kohët e fundit nuk kam qenë aktiv në fb, por duke marrë shkas nga humbja në zgjedhjet e pjesëshme lokale të dt.6 Mars dua te shkruajë disa rreshta për të shprehur mendimin tim, por edhe për të marrë disa vendime.

Duke qenë se jam sekretari organizativ i degës së PD Berat dua te deklarojë se distancohem nga deklaratat e bëra nga  z.Basha,ku ndër të tjerash deklaroj që PD nuk i ka humbur këto zgjedhje!

Më fal z.Basha, por të dalësh i treti në këto zgjedhje nuk na bën krenar!

Ju kishit mundësinë që ta ringrinit Partinë Demokratike dhe ta sillnit në pushtet, por kjo mbeti një mirazh per ju!

Ajo që te gjithë po kërkojnë në Partinë Demokratike me të drejtë është që ju z.Basha të merrni përgjegjësinë e humbjes duke dhënë dorëheqjen dhe duke i hapur rrugën zgjedhjeve në PD,por gjithashtu edhe qarkullimin e Elitave!

Duke marrë shkas nga këto që deklarova më sipër unë jap dorëheqjen nga funksionet e Sekretarit  Organizativ dhe anëtarit të kryesisë së degës duke vazhduar kontributin tim si nje anëtar i thjeshtë pranë Partisë Demokratike!

Me respekt,Oltion Merdari!