Vasili në Syri Tv: Qeveria po favorizon oligarkët, është peng i tyre! Ja propozimi im

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, pasi çoi në Kuvend nismën ligjore për uljen e taksës së karburantit, tha në Syri Tv se Edi Rama qëllimisht për interesa të oligarkëve dhe si peng i tyre, e ka hedhur këtë barrë mbi kurrizin e qytetarëve duke thënë se s’mund të ndërhyjë.

Vasili tha se ka propozuar një zgjidhje konkrete, uljen e çmimit të karburanteve 30-40 lekë për litër.

"Rama e zgjidh qesen e qeverisë për koncesione dhe për tendera me shifra të frikshme. Rama është bashkëvendosur me oligarkët në rolin e spekulantit. Në këto çmime fitojnë shumë ata që kontrollojnë kartelet e karburanteve dhe në mënyrë abuzive mblidhet shumë para në arkat e shtetit nga gjaku e djersa e qytetarëve e bizneseve për të paguar koncesione."-tha Vasili.

Sa i përket nismës së tij tha se ka propozuar uljen deri në 370 lekë të vjetra të çmimit të karburantit, që këto para të kursyera të përdoren për t’u furnizuar me karburant.

“Shumë qytetarë dhe biznese janë të deytruar të përdorin karburantet. Mbushen xhepat e qeverisë por shkatërron buxhetin familjar dhe bizneset. Spekulimi me karburantet është një histori e dhimbshme. Të mos falimentojë biznesi. Rama është shumë i lumtur që shumë biznese të shkatërrohen.”-tha Vasili në Syri Tv.

Vasili teksa bëri një krahasim me Ukrainën e cila është në luftë, tha se atje çmimi për 1 litër karburant kushton 1 euro. Ndër të tjera Vasili tha se transporti urban në vendin tonë është në gjendje të mjerueshme.

Në Ukrainën e pushtuar nga lufta, çmimi është 1 euro litri. Transporti urban është në gjendje të mjerueshme.”-tha Vasili.

Sakaq, Vasili tha se ka bërë thirrje publikisht për protestë kundër rritjes së çmimeve.

“Mbështetja ime është absolute, tragjedi që bie mbi kurrizin e të gjithëve. Nuk i ndan dot politikisht njerëzit, por ndan më së miri një qeveri që nuk do të veprojë qëllimisht pasi do të pasurohet vetë dhe klientët e saj.”-tha Vasili.

Kujtojmë se sot në orë 17:00 qytetarët do të protestojnë përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.