Juventusi i gjymtuar, Allegri vuan mungesën e yllit të ekipit

Juventusi po përgatitet për ndeshjen kundër Sampdorias dhe për trajnerin, Massimiliano Allegri, nuk ka lajme të mira.

Chiellini dhe De Sciglio vazhdojnë të qëndrojnë jashtë, për shkak të dëmtimeve, kurse Cuadrado është lënë pushim për shkak të etheve.

Problemi kryesor për Juven mbetet Dybala, i cili ka probleme muskulore. Kapiteni ka punuar në palestër duke mos u stërvitur në fushë me top.

Ndërkohë, mbrojtësi Alex Sandro do të jetë gati për ndeshjen e Champions League kundër Villareal.