Manchester City interesohet për Tielemans , 40 milionë euro për 24-vjeçarin belg

Manchester City është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e 24-vjeçarit belg, Youri Tielemans, të Leicester City.

Për mesfushorin ka shumë interes nga disa ekipe evropiane por mendohet se Manchester City është i gatshëm për të shpalosur një ofertë zyrtare.

Tielemans këtë sezon me Leicesterin ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 3 herë. Performanca e tij në fushën e lojës ka mahnitur disa ekipe ku të cilat po e studiojnë me vëmendje belgun