VIDEO SYRI-TV/ Rritet çmimi i biletës Korçë-Tiranë
Rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar negativisht në çdo faktor përfshirë edhe udhëtimin ndërqytetas
Syri Tv
Qytetarët korçarë që deri dje paguanin 6 mijë lekë të vjetra për të udhëtar drejt Tiranës, këtë të mërkurë kanë hasur rritje të çmimit të biletës me 1000 lekë të vjetra.
Të intervistuar nga Syri Tv udhëtarët shprehen se kostoja është e papërballueshme ndërsa shoferët e autobuusëve shprehen se janë të detyruar të ngrenë çmimin e biletës që edhe ata në një farë mënyre të sigurojnë fitimin e një rruge.