Trajleri kapërcen trafikndarësen në aksin Tiranë-Durrës, plagoset shoferi, bllokohet njëra korsi e autostradës

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Një trajler ka kaluar në krahun e kundërt të autostradës duke zhvendosur ndarëset e betonit.

Për pasojë, shoferi është plagosur ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet. Aktualisht njëra korsi e lëvizjes në autostradë është bllokuar.

Mësohet ambulanca është nisur drejt vendngjarjes ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.