VIDEO SYRI-TV/ Durrës: Katastrofë mjedisore në zonën e ish-Kënetës, ujërat e zeza mes banesave

Rreth 42 mijë banorë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, përballen çdo ditë me katastrofën mjedisore shkaktuar nga ujërat e zeza.

Mungesa e kolektorëve dhe tubacioneve, bën që ujërat e zeza të kthehen në burim infeksioni për qytetarët.

Syri Tv

Kjo është rruga që mban emrin “Gjelbërimi”, por si për ironi, emri që mban ky segment në qytetin e Durrësit, venitet për shkak të ndotjes së madhe që ka zona e ish-Kënetës.

Banorët tregojnë se kanë vite që e vuajnë këtë situatë, teksa pavarësisht premtimeve të shumta në periudhë zgjedhjesh, askush nuk ka dhënë një zgjidhje konkrete për këtë problematikë.

Këtu jetojnë 42 mijë banorë, të cilët jetojnë prej vitesh përballen me katastrofën mjedisore shkaktuar nga ujërat e zeza dhe mungesa e pastrimit të mbetjeve.

Ndërkohë, jashtë kameras, zyrtarë të bashkisë thanë për Syri Tv se ky institucion nuk ka mundësi financiare për të mbyllur kanalet kulluese.