Putin i kërkoi të njoh Krimenë si territor rus dhe pavarësinë e Donbass? Vjen përgjigja nga Zelenskyy

Kremlini , përmes zëdhënësit të tij Dmitry Peshkov, bëri të qartë kushtet që dëshiron t'i vendosë Kievit për të ndaluar atë që e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë.

Siç tha Peshkov për Reuters, Moska ka vendosur katër kushte në Kiev dhe ka informuar palën ukrainase se, nëse pranohet, ajo do të ndërpresë menjëherë veprimin e saj ushtarak.

Në veçanti, sipas Peshkov, Moska i kërkon Kievit që:

1. Të pezullojë menjëherë veprimet ushtarake të Ukrainës

2. Të ndryshojë kushtetutën e vendit për të garantuar neutralitetin (dmth. të bëjë ndryshime që do të refuzonte çdo qëllim të anëtarësimit në NATO)

3. Të njohë  Krimenë si territor rus

4. Të njohë "Republikat Autonome të Donetskut dhe Luhanskut" si territore të pavarura.

Ndërsa presidenti ukrainas i ka kthyer përgjgije Kremlinit gjatë intervistës së tij për median amerikane ABC News.

''Mendoj se mund të diskutojmë çështjet që lidhen me rajonet e pushtuara përkohësisht dhe këto të ashtuquajtura republika që nuk njihen nga askush përveç Rusisë dhe mund të gjejmë një konsensus për të ardhmen e këtyre rajoneve por pa ultimatume"

 "Për mua është e rëndësishme të di se si njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës do të jetojnë në ato territore," tha ai, duke cituar "garancitë e sigurisë". 

“Është më e ndërlikuar sesa thjesht të njohësh' tha Zelenskyy për median amerikane ABC News duket shtuar: 

'E rëndësishme është që Putin të fillojë të dialogojë'.