EMRI/ Makina e tonazhit të rëndë del nga rruga në Mallakastër, 1 viktimë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes.

Një automjet ka dalë nga rruga në Drenovë, Mallakastër.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

Ai është Gëzim Qallia shofer i një agregati qe sherben në puset e naftës.

Mësohet se ka dhe një të plagosur si pasojë e ketij aksidenti.

Mesohte se automjeti agregat eshte automjet i tonazhit të rëndë sepse ka paisje mekanike lart ne ngarkesë e sherben për proçese teknologjike ne puse nafte.