VIDEO/ Përfundon numërimi, Bardh Spahia fiton bashkinë, Shkodra 'shpërthen' në festë

Kandidati i koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë', Bardh Spahia ka fituar bashkinë e Shkodrës me rreth 2 mijë vota diferencë nga kandidatja e PS. 

Pak minuta më parë është numëruar kutia e fundit në KZAZ-në e Shkodrës. 

Spahia ka fituar me 20 059 vota, ose 43.8%. 

Kandidatja e PS, Majlinda Angoni ka marrë 18 120 vota, ose 39.57%

Xhemal Bushati, kandidati i Bashës, ka marrë 7611 vota, ose 16.62% 

Pas përfundimit të numërimit, qytetarët e Shkodrës dolën dhe festuan fitoren e kandidatit të opozitës. 

Ndërsa, fjalët e para të Bardh Spahisë si kryetar i bashkisë Shkodër ishin: "Sot është ditë kthese! Sot është festa e Shkodranëve! Dita e sotme është ditë historike për Demokracinë"! 

Ndër të tjera ai garantoi demokratët se nga nesër do jetë kryebashkiaku i të gjithë banorëve shkodranë. Për ata që nuk zgjodhën ta votojnë, duke iu referuar mbështetësve të Bashës, tha se derën tek ai e kanë të hapur në çdo moment.