Mbyllet numërimi në Durrës/ Emiriana Sako shpall fitoren

Ka perfunduar procesi i numërimit ne Durres dhe kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako, ka shpallur fitoren me anë të një postimi në Facebook.

Sako falënderon qytetarët e Durrësit që e votuan, ndërsa thekson se ky besim i jep privilegjin t’i shërbejë me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.

“Falënderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin t’i shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit”, shkruan Sako.

Ndërkohë, i dyti në këtë bashki u rendit kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka, ndërsa i treti u rendit kandidati i PD-së, Luan Hoti.