VIDEO-SYRI TV/ E katandisi PD-në në force të tretë politike! Lulzim Basha: Nuk kam humbur asnjë betejë!

Lulzim Basha e ‘festoi’ humbjen e gjashtë në zgjedhje duke deklaruar për mediat se nuk ka humbur asnjë betejë!

Teksa gazetarët u befasuan nga kjo deklaratë qesharake dhe tentuan ta pyesin sërish, Lulzim Basha u zhduk duke u futur te dera pas vetes.

“Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët”, tha Lulzim Basha.

Gjatë deklaratës së tij, Basha u bë qesharak duke insistuar se përqindja e ulët në votime ishte një lajm i mirë për të. Madje gati sa nuk e tha me zë se ata që nuk votojnë, janë mbështetësit e tij.

Kjo deklaratë erdhi pasi Lulzim Basha e katandisi PD-në në forcë të tretë politike në vend.

Në disa bashki si ajo e Vorës, ai mezi siguroi vota sa për një këshilltar.

Ndërkohë në Shkodër, kandidati i tij kishte kuti votimi ku nuk kishte marrë asnjë votë, ose vetëm një votë.