VIDEO- SYRI TV/ Ambrozia Meta ‘gozhdon’ Bashën: PD nuk është prona juaj personale

Lulzim Basha bëri një shfaqje qesharake për mediat pas disfatës së 6 marsit.

Ai u justifikua përpara gazetarëve duke thënë se këto zgjedhje kishin një pjesëmarrje shumë të ulët. Por gazetarët insistuan se një arsye kryesore për pjesëmarrjen e ulët është vetë opozita e Bashës.

Gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta e ‘gozhdoi’ me pyetjet e saj, duke i thënë se Basha jo vetëm ka dalë forcë e tretë, por në Vorë ka marrë më pak se 700 vota, që nuk mjaftojnë për të zgjedhur një këshilltar.

“S’ke marrë vota as për një këshilltar në Vorë. Keni humbur para shqiptarëve dhe mes demokratëve,” i tha ajo, ndërsa Basha vazhdoi duke thënë se beteja ka nisur dhe do të vazhdojë.

“Do bëj gjithçka për të vazhduar reformimin e Partisë Demokratike,” tha Basha, duke shkaktuar ilaritet.

Gazetarët insistuan se a do jepte dorëheqje, që reformimi të vazhdonte pa të.

“PD nuk është pronë personale e juaja. Demokratët nuk ju shohin si shpresë. Ku i keni shifrat? Keni dalë forcë e tretë,” i tha gazetarja Ambrozia Meta. Sipas saj, Basha ka humbur edhe bastionin e Shkodrës.

“Nuk kam humbur asnjë garë,” tha Basha duke befasuar me këtë përgjigje.