‘Shtëpia e barit’ në Vlorë, lihet në burg 40-vjeçari, lirohen punonjësit e OSHEE

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Anesti Rrapajn, 40-vjeçarin që u arrestua pak ditë më parë për “shtëpinë e barit” të zbuluar në Vlorë. Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Elona Mihali. Ndërsa, për tre punonjësit e OSHEE-së të arrestuar nga policia është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Në zbulimin e ambienteve të përshtatura për kultivim kanabisi në lagjen “Kushtimi” në Vlorë ka çuar vjedhja e energjisë elektrike. Në banesën në fjalë u gjetën 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Rrapaj akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Javëve të fundit policia ka zhvilluar një aksion në disa qytete ndërsa kanë zbuluar disa magazina për mbjellje kanabisi.