Kievi: Rusia po grumbullon burime për të sulmuar kryeqytetin

Rusia ka filluar të "grumbullojë burimet e saj për të sulmuar Kievin": raporton ushtria ukrainase, sipas Guardian.

 Në qytetin e Irpin, në periferi perëndimore të kryeqytetit, trupat ruse po përparojnë me tanke dhe njësi të motorizuara të këmbësorisë, si dhe po përpiqen të arrijnë në periferinë lindore të Kievit përmes rretheve Brovarsky dhe Boryspil, thuhet në një raport të ushtrisë.