Ukrainë/ Statuja e Krishtit hiqet nga katedralja e Lviv, ja kur ishte hera e fundit që kishte ndodhur

Statuja e Krishtit nga katedralja armene në Lviv , Ukrainë është zhvendosur në një bunker.

Lajmi është bërë i ditur në Twitter nga Tim Le Berre , i specializuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në zonat e luftës i cili shkruan: 

''Statuja e Jezu Krishtit po nxirret nga Katedralja armene e Lviv, Ukrainë, për t'u ruajtur në një bunker. Hera e fundit që u hoq ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi është marrë nga autoritetet bashkiake, për të mbrojtur trashëgiminë arkitekturore dhe artistike të qytetit.

Lilia Onyschenko , drejtuese e departamentit të mbrojtjes së trashëgimisë historike të Lviv, tha për  Radion ukrainase Hromadske, se statuja ishte e mbështjellë me shtresa pëlhurash të ndryshme, si pëlhurë rezistente ndaj zjarrit për të siguruar që ajo të mbrohet.