Numërohen 129 nga 250 kuti në Shkodër, kryeson Bardh Spahia

Janë numëruar 129 kuti nga 250 në Bashkinë e Shkodrës.

Nga votat e numëruara, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia, ka arritur të marrë më shumë vota, 11 258.

Majlinda Angoni nga PS ka marrë 9 940 vota.

Ndërsa, Xhemal Bushati i PD-së së Bashës ka marrë 3 900 vota.

Shtëpia e Lirisë ka arritur të dalë bindshëm në shumicën dërrmuese të bashkive me më shumë vota se kandidatët e Bashës.

Ndërsa, Bardh Spahia në Shkodër që prej fillimit të numërimit të votimeve, kryeson garën për bashkinë më të madhe veriore në vend.