Tornadoja e fuqishme godet Ajovën, shtatë të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Një tornado ka goditur Ajovën qendrore duke rrëzuar pemë linja elektrike dhe duke shkatërruar shtëpi. Për pasojë shtatë persona kanë vdekur, përfshirë edhe dy fëmijë.

Autoritetet shprehen se kjo është stuhia më vdekjeprurëse që ka goditur këtë shtet amerikan në më shumë se një dekadë. Sipas raportimeve katër të tjerë janë plagosur kur tornadoja goditi zonën jugperëndimore.

Kjo është stuhia më vdekjeprurëse që ka goditur Ajovën që prej majit të vitit 2008, kur një tornado shkatërroi pothuajse 300 shtëpi dhe la të vdekur nëntë persona.

Një muaj pas kësaj ngjarjeje, Ajova ishte goditur nga një tornado tjetër që kishte lënë të vdekur katër fëmijë. Stuhitë e kategorisë EF-3 zakonisht kanë erëra që kalojnë 130 kilometra në orë.