", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/06/auto_640-0-skynews-ukraine-stuart-ramsay-5694411-16464345971646594780.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Ushtarët rusë qëllojnë drejt ekipit të SkyNews, gazetari: Nuk u ndalën edhe pse i identifikuan

Ushtarët rusë kanë hapur zjarr ndaj ekipit të gazetarëve të SkyNews në periferi të Kievit, në Ukrainë. 

Pamjet e këtij momenti të filmuara nga gazetarët janë të frikshme. Automjeti me të cilin po udhëtonin qëllohet me breshëri kallashnikovi. 

Gazetari bjellorus Frank Viaçorka përmes një statusi në Twitter thotë se forcat ushtarake ruse edhe pse e identifikuan grupin e xhrimit të SkyNews, nuk i ndalën sulmet ndaj tyre. Viaçorka thotë se ky është një krim lufte në Ukrainë.

"Trupat ruse sulmuan grupin e xhirimit të SkyNews. Pavarësisht se gazetarët u identifikuan, zjarri ndaj tyre nuk u ndal. Kjo është një tjetër provë e krimeve të luftës nga ushtria ruse në Ukrainë."-thotë gazetari Viaçorka.

Kujtojmë se grupi i SkyNews u qëllua në një fshat 30 kilometër larg Kievit, por fatmirësisht shpëtuan dhe janë kthyer të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar. Operatori Richie Mockler mori dy plumba në jelekun antiplumb, ndërsa korrespondenti Stuart u plagos.