VIDEO/ Futet si zëvendësues, Edon Zhegrova shënon golin e parë me Lilën

Sulmuesi i kombëtares kosovare, Edon Zhegrova, ka gjetur për herë të parë rrjetën me skuadrën e Lilës në Francë.

22-vjeçari u fut në minutën e 82-të dhe pas vetëm 8 minutash shënoi një gol fantastik nga jashtë zonës.

Ky ishte goli i katërt i Lilës në këtë sfidë dhe vulosi fitoren për skuadrën e tij, për të shpresuar për Europën në sezonin e ardhshëm.