Skandali/ Balla shpall fitoren, Gjiknuri: Mos u intimidoni nga deklaratat politike

Në një komunikim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u shpreh se procesi zgjedhor i 6 marsit u zhvillua me sukses.

Ndër të tjera, Gjuknuri inkurajoi KQZ që të kryejë detyrën e saj deri në fund dhe të mos intimidohet nga deklaratat e politikanëve.

"I bëj thirrje të gjithë administratës zgjedhore se gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit , të mos intimidohen nga deklarata politike, por të ushtrojnë detyrën e tyre sipas ligjit deri në fund”, tha ai.

Por teksa Gjiknuri bënte këto komente, Taulant Balla shpallte fitoren e Eriselda Sefës në Lushnje.

“Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen.

Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.  Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes”, shkruan Balla.