'Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit'/ Mbyllet procesi i votimit në 3 bashki të vendit

Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimeve në gjashtë bashkitë e vendit.

Nga raportimet e fundit për SYRI-n është mbyllur votimi në Bashkinë e Vorës, Rrogozhinës dhe Durrësit.

Pranë qendrave të votimit është paraqitur policia për të bërë  të mundur edhe ruajtjen e materialeve zgjedhore, ku pas përfundimit të procesit do të shoqërohen në KZAZ-të respektive.

Procesi i sotëm u zhvillua kryesisht i qetë, me disa problematika të vogla. Në të paktën tre qendra votimi në Shkodër nuk u zhvillua kuy proces për shkak të kushteve atmosferike.

Ajo që është vënë re ditën e sotme është pjesëmarrja e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.