Pamje shokuese/ Forcat ruse vrasin civilët teksa po largoheshin

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Këto pamje kaq të rënda tregojnë horronin e pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Sipas Daily Mail, trupat e tij hapën zjarr edhe mbi banorët vendas që po largoheshin.

Pamjet e rënda vijnë nga Irpini, në rrethinat e Kievit. Trupat ruse bombarduan një zonë të populluar.

Edhe pse duhej të ishte një korridor i gjelbër për të siguruar largimin e civilëve, viktima mbetën njerëzit e pafajshëm me valixhe në duar.

Rusia theu armëpushimin e parashikuar, ndërsa SHBA thotë se ka dyshime se Kremlini ka kryer krime lufte gjatë pushtimit të Ukrainës.