Pas dhimbjes së madhe, Fjoralba Ponari rikthehet në Portokalli

Spektakli i preferuar i humorit të shqiptarëve,  Portokalli do të rikthehet përsëri në ekranin e “Top Channel” (siç e do tradita) dhe më të do të kthehet dhe Fjoralba Ponari.

Moderatorja ka konfirmuar lajmin përmes një fotoje në faqen e saj në “Instagram”, ku si gjithmonë duket shumë bukur.

 

Fatkeqësisht, në fillim të muajit shkurt, mamaja e moderatores u nda nga jeta. Dhimbja e humbjes së parakohshme të së ëmës është e madhe, por Fjoralba ka gjetur forcën të buzëqeshë në Portokalli.

 

Spektakli i humorit do jetë mbështetja e moderatores në këtë periudhë aspak të lehtë.