Aksident me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit në Tiranë, policia rrugore e raporton si ngjarje banale

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë, gjatë pasdites së djeshme në zonën që njihet ndryshe dhe si shkalla e Tujanit.

Sipas raportimeve të qytetarëve, në media dhe rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, por është deklaruar vetëm tani nga policia e Tiranës, në një njoftim të shkurtër, ku thuhet:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

O.S., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Nuk dihet se pse policia e Tiranës, ka dhënë vetëm njoftimin e arrestimit të të riut  që ishte në drejtimin e mjetit, dhe jo vdekjen e shokut të tij 20-vjeçar.