Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore/ Mbi 654 mijë qytetarë me të drejtë vote
Pas dy javësh intensive të fushatës elektorale, që u mbyll mbremjen e së premtes, për palët politike që garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore.
Të dielën e 6 marsit mbi 654 shtetas shqiptar do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.
Kryebashkiakët e rinj të që do të zgjidhen përmes këtij procesi, do të kenë një mandat të shkurtër 1 vjeçar.
Koha që Subjektet politike, Shtëpia e Lirisë”, PS dhe PD e Lulzim Bashës, patën për t'i prezantuar elektoratit kandidatin që do t'i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme, ishte e shkurtër, 14 ditore, megjithatë e mjaftueshme për të shpalosur programin elektoral.
10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.
Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve.
Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.
KQZ ka garantuar se janë marrë të ggjitha masat që të mos kete probleme në mbarëvajtjen e procesit electoral, dhe se vota do të jetë e sigurt dhe e fshehtë.
Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga presidenti Ilir Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.