Denoncimi në Syri Tv/ Presion nxënësve të shkollave për të marrë pjesë në takimin e Taulant Ballës

Tjetër skandal nga Partia Socialiste. Pas audiopërgjimit të kandidatit të PS në Rrogozhinë i cili ka nisur blerjen e votave për zgjedhjet e 6 marsit, tani ka plasur edhe në Lushnjë, për kandidaten Eriselda Sefa.

Syri Tv siguron një bisedë në rrjetin social Whatssap mes një profesori dhe gjimnazistëve, të cilët i kërcënon se do t’i ngelë në klasë nëse nuk shkojnë urgjentish në takimin elektoral të Partisë Socialiste.

Profesori: nëse nuk vini tani urgjent në klasë, premtoj se do t'ju ngel.

Një nxënës: Profesor, unë nuk mund të vij se jam sëmurë, pardje dola nga spitali.

Një tjetër: Ju kërkon zysha të gjithëve, është e detyrueshme.

Mbi këtë denoncim ka folur në studion e Syri Tv, ish-deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Klevis Balliu, i cili i cilësoi të turpshme dhe të paligjshme presionet që bëhen ndaj nxënësve për të shkuar në takimet e Taulant Ballës. 

Klevis Balliu: Është e vërtetë. Këtë informacion e kemi marrë edhe ne, për presioon të ushtruar sot për të bërë një takim që ka dështuyar dy herë në të kaluarën. është kërkuar para 1 jave, me pas është shtyrë dheka ardhur vetë Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës sicc e reklamoi ai vetë.

Por për shkak të supermitingut të qytetarëve të LUshnjes ditën e djehsme, ata kërkuan që të bënin një tjetër takim përmbyllës ditën e sotme, duke mbushur karriget e tyre nga njerëz të ardhur me detyrim dhe presione.

Këto janë vetëm disa nga presionet e ushtruara nëpër shkolla nga funksionarë të PS, në mënyrë që të detyrojnë të rinj dhe të reja që të shkojnë në takime. E vërteta është që takimi i tyre ka dështuar dhe sot është bërë një takim kriminal, sepse të detyrosh fëmijët e shkollave për të shkuar në takim, për të dëgjuar përfaqësuesin e Suel Çelës, Taulant Ballën, është një turp nga pikëpamja morale patjetër, por me ccështjet e presionit nga administrata duhet të merret edhe prokuroria e policia.