Zbulohet klubi që përdori klauzolën dhe u largua nga Superliga

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli thotë se 11 klube janë ende të lidhura me projektin e Superligës së futbollit, pasi ato kanë nënshkruar një kontratë 120 faqesh në kohën u zbulua projekti.

Projekti i Superligës u lançua në prill të vitit të kaluar, por dështoi pas vetëm dy ditësh për shkak të pakënaqësisë së madhe të tifozëve në mbarë botën, që rezultoi me tërheqjen e nëntë nga 12 klubet. Në fund me Juventusin mbetën vetëm Real Madrid dhe Barcelona.

Në “Football Summit” e djeshëm në Londër, presidenti i Juventusit sugjeroi fillimisht se projekti i Superligës nuk dështoi.

"Superliga nuk ka dështuar. Mendimi im është se futbolli evropian ka nevojë dëshpërimisht për reforma. Nuk do të pranoj pyetje për Tebas, deklaratat e tij flasin vetë", tha Agnelli, duke shtuar:

UEFA e dinte që unë si president i Juventusit po punoja për diçka tjetër, Superliga është punë kolektive e 12 klubeve, jo e një personi, 12 klube kanë nënshkruar një kontratë 120 faqesh dhe është ende e detyrueshme për të gjitha, përveç Interit. Kompromisi nuk është më një zgjedhje, nevojiten reforma më të thella.”

UEFA ka konfirmuar më herët se nuk ka asnjë kusht nën të cilin Superliga do të jetë kompeticioni lider në Evropë dhe se të gjitha klubet që do të jenë pjesëmarrëse të saj do të kenë humbje të mëdha.