Ristani: Në zgjedhjet e 6 Marsit ka sinjale të përfshirjes së krimit

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani, ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes në ‘Log.’ Në Abc të gazetarit Endri Xhafo se në zgjedhjet e 6 Marsit ka sinjale të forta të përfshirjes së krimit.

I pyetur nga moderatori Xhafo se në cilat Bashki ka sinjale të tilla, Ristani tha se në Dibër dhe Vorë, ka përpjekje të forta për blerjen e votave.

‘Zgjedhjet janë moment demokracie, janë të rëndësishme se palët testojnë veten, kështu që nga kjo pikpamje janë moment i bukru. Përveç faktit që ka sinjale të përfshirjes së krimit, blerjes së votës. Ka sinjale që nuk po heqim dorë nga këto gjëra.  Në dibër ka sinjale, por edhe në Vorë. Ka sinjale të përfshirjes kriminale’, tha Ristani.